Receta e fuqishme, antibiotiku më i fortë natyral që vret të gjitha infeksionet

  • 22 February 2018 - 20:47
Receta e fuqishme, antibiotiku më i fortë natyral që vret të gjitha infeksionet

F ormula daton që nga Evropa mesjetare, kur njerëzit kishin vuajtur nga lloje të shumta të sëmundjeve dhe epidemive. Toniku në fakt është antibiotik i fortë që vret bakteret. Ky tonik ka efekt të fortë kundër viruseve dhe kërpudhave, shton qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Fshehtësia është në kombinimin e fortë të përbërësve të freskët dhe natyralë.

Vërejtje:

Duhet të mbani doreza gjatë përgatitjes. Kini kujdes, sepse është shumë i fortë, e kjo mund t'i stimulojë sinuset.

Përbërësit:

700 ml uthull të freskët të mollës, ¼ e gotës hudhër të imtësuar, ¼ e gotës qepë të copëtuar, 2 speca të freskët pikantë, ¼ e gotës xhenxhefil të bluar, 2 lugë rrikë të bluar, 2 lugë kurkumë pluhur.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, pos uthullës. Masën e hidhni në një kavanoz. Më së miri që 2/3 e kavanozit të përbëhet nga përbërësit e thatë, pjesën tjetër ta mbushni me uthull. E mbyllni mirë dhe e përzieni. Kavanozin ta mbani në vend të thatë për 2 javë. Përzieni disa herë në ditë. Pas 14 ditësh, e kulloni, mos e mbani në frigorifer. Merrni 1 lugë çdo ditë për të forcuar imunitetin. Sasinë ta shtoni çdo ditë, maksimumi 1 gotë të vogël në ditë. 

(Kosova Sot)