DIETA PËR HUMBJE TË SHPEJTË NË PESHË ME ORIZ, MISH PULE DHE MOLLË

  • 23 February 2018 - 08:09
DIETA PËR HUMBJE TË SHPEJTË NË PESHË ME ORIZ, MISH PULE DHE MOLLË

Në bazë të komenteve të atyre që kishin provuar këtë dietë, ishte thënë se kishin humbur 5 deri 7 kg për vetëm 9 ditë! Dieta për humbje të shpejtë në peshë me oriz, mish pule dhe mollë aplikohet saktë 9 ditë ose 3 cikle nga tre ditë, e ushqimet që mund t'i konsumoni i keni në titull: pra, në menynë tuaj do të ketë më shumë oriz, mish pule dhe mollë. Praktikisht, hani kur jeni uritur dhe atë sasinë që do t'ju ngopë.

SUGJERIME TË RËNDËSISHME PËR KËTË DIETË Hani vetëm një nga tri ushqimet gjatë periudhës treditëshe dhe mos përzieni artikuj ushqimorë as mos përfshini ushqim shtesë. Mund të pini ujë, çaj ose kafe. Por, nuk lejohet qumështi apo sheqeri.

PLANI I SHUJTAVE • Cikli i parë: Gjatë tri ditëve të para të ushqimit guxoni të hani vetëm oriz. Nuk do të duhej të shtonit përbërës të tjerë, siç janë salcat dhe shtesat e tjera. • Cikli i dytë: Nga dita e 4-t deri te e 6-ta e dietës, kaloni në mishin e pulës, përsëri pa shtesa të tjera. Mishin e pulës ta hani të zier, në avull, në skarë apo të pjekur - por detyrimisht hiqni lëkurën nga mishi. • Cikli i tretë: Në tri ditët e fundit të ushqimit hani vetëm mollë. Mollët mund t'i hani të papërpunuara, por mund t'i piqni apo edhe t'i zieni.

A ËSHTË KJO DIETË VËRTET EFEKTIVE? Të gjithë ata që e kishin provuar këtë dietë me oriz, mish pule dhe mollë, pohojnë se mund të humben mjaft kilogramë për nëntë ditë - më saktë deri 7 kg. Ekspertët konsiderojnë se një pjesë e madhe e peshës së humbur me gjasë është pesha e ujit.

ALTERNATIVA E SHËNDETSHME Dietat ekstreme nuk japin rezultate të mira. Edhe nëse humbni në peshë, ka gjasa që kilogramët t'ju kthehen. Zgjidhni planin e ushqimit që siguron zgjedhje të ekuilibruar të ushqimeve që ju ndihmojnë të shkrini më shumë kalori. Filloni programin e ushtrimeve për të përmirësuar gatishmërinë tuaj dhe për të shtuar numrin e kalorive që i digjni gjatë ditës.

PËRFUNDIMI Pra, nëse pëlqeni të eksperimentoni me dietat, ja një e tillë që ju mundëson të humbni në peshë. Natyrisht, një këshillë me ekspertin mjekësor është i nevojshëm.

(Kosova Sot)