Si ta luftoni apnenën me këto 5 ilaçe natyrale

  • 23 February 2018 - 17:14
Si ta luftoni apnenën me këto 5 ilaçe natyrale

Apnea e gjumit është një çrregullim që shfaqet kur frymëmarrja ndërpritet në gjumë për disa momente, si pasojë e tkurrjes apo pengesës së pjesshme të rrugëve të frymëmarrjes

Image

Piper të zi dhe mjaltë

Vetitë kundvr imflamacioneve dhe dekongjestive të piperit të zi ndihmojnë relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes. Për këtë ilaç, përdorni edhe mjaltin, që k ashumë veti përdoruese kundër gërrhitjes.

Përbërësit:
1 gotë ujë(250 ml);
1/2 e lugës piper të zi (5g)
1 lugë mjaltë (25g)
Përgaditja:
Vloni gotën e ujit dhe kur të ketë vluar ia shtoni dhe piperin e zi. E lini ujin të ftofet për 10 minuta dhe e ëmbëltoni me mjaltv.
Konsumimi:
Përzierjen e pini 30 ose 40 minuta para se të shkoni në gjumë.

Image

 

Vaji esencial i livandës

Vetitë e vajit esencial të livandës mund të ndihmojnë në tretmanin e pengesave në apnenën e gjumit. Këto substanca veprojnë si relaksues të organeve të frymëmarrjes.

Përbërësit:
1 lugë vaj esencial i livandvs (15g)
3 gota ujë (750g)
 

Përgaditja:
Vloni ujin dhe kur të ketë vluar e derdhni ujin në një enë më të madhe.
Vajin esencial të livandës e përzieni edhe për disa sekonda.

Përdorimi:
Lëvizni fytyrën drejt enës, duke u kujdesur mos ta digjni fytyrën dhe thithni avullin.
Kokën ta mbuloni me një peshqir për tv shfrytëzuar vetitë e avullit.
Përdoreni këtë çdo natë para se të shkoni në gjumë. 

Image

 

Xhenxhefil dhe kanellë

Xhenxhefili dhe kanella njihen si alternativë e shëndetshme në mjeksi, pasi janë  përbërës kundër imfamacioneve, si antibiotik dhe veti relaksuese. Kjo ndihmon depërtimin e ajrit në mushkëri duke parandaluar apnenën.
 

Përbërësit:

1 lugë xhenxhefil të bluar (5g)
1 gotë ujë (250ml)
1/2 e kugës kanellë të bluar (2g)

Përgaditja:

Xhenxhefilin e bluar e shtoni në një gotë me ujë dhe e vloni. Kur uji të ketë vluar, e hiqni dhe ia shtoni kanellën dhe e lini të ftohet për 10 minuta. Filtroni çajin dhe e shërbeni.

Konsumi: 

Qajin ta konsumoni 30 minuta para se të shkoni në gjumë.

Image

 

Kopër, Valerianë dhe Mentë

Vetitë sedative dhe kundër inflamacioneve të këtij ilaçin natyral ndihmojnë në relaksimin e muskujve të fytit për të parandaluar gërhitjen si rezultat i apnenës në gjumë
 

Përbërësit:

Nga 5 pika:
Vaj kopre,
Vaj valeriane,
Vaj mente,
1/2 gotë ujë (250 ml)
 

Përgaditja:
Tretni vajrat esencial  në një gjysmë gote ujë të vluar.
 

Përdorimi:
Shpërlani fytin me këtë zgjidhje pvr 2 ose 3 minuta. Përdoreni tretmanin përpara se të shkoni në shtrat,çdo natë.

Image

 

Hudhra
Vetitë kundër inflamacioneve e hudhrës në zgavrat e hudhrësndihmojnë në trajtimin e inflamacioneve në zgavrat e hudhrës, që mund të ndërlidhet me apenë gjatë gjumit.
 

Përbërësit:

Një thelb hudhre;
1 lugë mjaltë (25g)
1 gotë ujë (250 ml)
 

Përgaditja:

 Vloni gotën me ujë. Kur uji të ketë filluar të vlojë, shtoni hudhrë në ujë. E lini ujin në nxehtsi të ulët për dy minuta dhe më pas  e hiqni nga pllaka e nxehtë. Prisni të ftohet për 10 minuta, e përzieni dhe shtoni lugën e mjaltit.
Konsumimi:

Pini çajin e hudhrës 15 minuta para se të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot)