A mundet një pilulë hormonesh të ndihmojë me shtatzëninë te femrat në të dyzetat?

  • 23 February 2018 - 19:34
A mundet një pilulë hormonesh të ndihmojë me shtatzëninë te femrat në të dyzetat?

P asi jeta moderne do të thotë se gjithnjë e më shumë çifte e lënë për më vonë fillimin e familjeve të tyre, gjithnjë e më shumë prej tyre do të kenë probleme me ngjizjen. Është fare mirë e njohur që femrat e vjetra prodhojnë vezë më pak kualitative, që dërgon në zbehjen e shpresave të tyre për të qenë nënë dhe potencialisht një tretman të kushtueshëm "IVF". Tani një studim shkencor ka rritur shpresat se femrat në të dyzetat e tyre shumë shpejt do ta kenë më të lehtë për të mbetur shtatzënë. Hulumtuesit kanë zbuluar fakte që sugjerojnë se një hormon i quajtur "DHEA" luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e mitrës për një shtatzëni të suksesshme. Niveli natyral i këtij hormoni përgjysmohet kur një femër është midis të njëzetave dhe të dyzetave, dhe kjo besohet që tani të jetë një faktor i madh në reduktimin e fertilitetit me kalimin e moshës. Zbulimet e reja mund të çojnë në prodhimin e një pilule që rrit nivelin e hormonit "DHEA". Një ilaç i ngjashëm ishte përdorur në indet e femrave në të dyzetat e tyre, që ishte treguar se dyfishonte proteinat vitale që lidheshin me një shtatzëni të shëndetshme. 

(Kosova Sot)