Lëngjet natyrale për shërimin e rrahjes së fortë të zemrës dhe aritmisë

  • 24 February 2018 - 08:15
Lëngjet natyrale për shërimin e rrahjes së fortë të zemrës dhe aritmisë

Për shërimin e tahikardisë (rrahjes së përshpejtuar të zemrës) dhe aritmisë mund të përdoren lëngje të ndryshme. Ju sjellim tri që janë më ideale në këtë drejtim.

Lëngu i parë: Përbërësit: 2/4 e gotës lëng kumbulle, 2/4 e gotës lëng nga bananet, 1/4 lëng limoni. I përzieni mirë para se të përdoren. Pini nga 1 gotë 3 herë në ditë para shujtave, 3-4 javë rresht. Lëngu i dytë: Përbërësit: 1/4 e gotës lëng pjeshke, 1/4 e gotës lëng vishnje. I përzieni lëngjet para se t'i konsumoni. Pini nga gjysmë gotë lëng tre herë në ditë para shujtave, 3 - 4 javë rresht. Lëngu i tretë:

Përbërësit:

½ e gotës lëng dardhe, 1/4 e gotës lëng grejpfruti dhe ¼ e gotës lëng shege. Përzieni lëngjet pak para se t'i konsumoni. Pini nga 1/3 e gotës katër herë në ditë për 3-4 javë rresht. 

(Kosova Sot)