Jeni në dietë? 4 zëvendësime të shëndetshme për ushqime të grimcuara dhe ëmbëlsira

  • 24 February 2018 - 10:54
Jeni në dietë? 4 zëvendësime të shëndetshme për ushqime të grimcuara dhe ëmbëlsira

Jeni në dietë dhe numëroni kaloritë? Kujdes çfarë hani? Shikoni një çokollatë ose çips dhe thoni se për një herë nuk bëhet kiameti. Epo bëhet, nëse e provoni përditë,raporotn Gazeta Kosova Sot

PUDING ME ËMBËLTUES ARTIFICIAL Po, përbërësit janë të njëjtë, pos sheqerin zëvendësoni me alternativë artificiale. Për fat të keq, nuk ka vlera ushqyese, por kur bëhet fjalë për numërimin e kalorive, kjo shujtë e ëmbël kryen punë - mashtron trurin dhe mbush lukthin.

KOKOSHKAT Kjo vlen nëse përgatisni kokoshka pa vaj, gjalpë apo përmirësuesit të tjerë të shijes. Ata që kanë aparat për kokoshka ose mikrovalë, lirisht le t'i konsumojnë. Janë burim për fibra dhe antioksidues, ndërsa që mbushin lukthin.

JOGURTI I AKULLT Ky është zëvendësim gjithnjë e më popullor për akulloren dhe ëmbëlsirat e tjera. Kur jeni në krizë për sheqer dhe ju hahet ëmbël diçka, shkoni te ngrirësi. Jogurtin sipas dëshirës ta përzieni me fruta të ngrirë, vishnja për shembull. E lini të ftohet për 3 orë.

DJATHË PA YNDYRË ME KANELLË Merrni djathin pa yndyrë, e hidhni në gotë dhe ia shtoni një lugë kanellë dhe aq ëmbëltues sa dëshironi dhe i përzieni mirë - keni fituar një ëmbëlsirë me pak kalori. Në fakt, 100 g djathë si ky kanë 66 kcal. Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak. 

(Kosova Sot)