Ngërçet në këmbë dhe duar mund të jenë shenjë e sëmundjes vdekjeprurëse

  • 25 February 2018 - 08:22
Ngërçet në këmbë dhe duar mund të jenë shenjë e sëmundjes vdekjeprurëse

Trombi ose droçkat e gjakut mundet të shkaktojnë probleme, që nga ndjenjat e jo rehatisë e deri te vdekja. Simptomat më të shpeshta të droçkave janë: 

1. -Ekstremitete të ënjtura që tregojnë pakësimin e qarkullimit të gjakut në këmbë apo duar, që është shkaktuar nga tromboza e thellë e venave. Kjo është rrezik, sepse gjaku nuk furnizohet me oksigjen.

2. Nëse ndjeni ngërçe në duar apo këmbë, e vendet me dhimbje janë të nxehta në prekje, me gjasë kemi të bëjmë me droçka të gjakut.

3. Njollat e zakonshme po ashtu janë lloj i droçkave, por ato të zakonshmet nuk kanë linja të kuqe, kështu që keni kujdes. Nëse janë të nxehta në prekje, kërkoni urgjent ndihmën e mjekut.

4. Dhimbja e fortë në gjoks kur merrni frymë thellë ju detyron të mendoni për sulm në zemër, por ndoshta bëhet fjalë për droçkat e gjakut të formuara në mushkëri.

5. Nëse përnjëherë filloni të kolliteni, e nuk jeni ftohur, apo nuk keni bronkitis apo reaksion alergjik, e kolla përcillet me të rrahura të shpejta të zemrës, dhimbje në gjoks, është koha urgjent ta vizitoni mjekun. 

(Kosova Sot)