5 LËNGJE QË NDIHMOJNË HOLLIMIN E ABDOMENIT

  • 26 February 2018 - 08:23
5 LËNGJE QË NDIHMOJNË HOLLIMIN E ABDOMENIT

A po provoni ta holloni abdomenin? A dëshironi të humbni më lehtë në peshë? Mos hezitoni t'i provoni këto lëngje të shijshme për t'i shfrytëzuar vetitë e tyre shëruese.

Image

 

LËNGU I MOLLËS

Ky lëng i shijshëm i mollës përmban pektinë, antioksidues dhe minerale esenciale. Kur të jetë absorbuar nga trupi redukton inflamacionet në abdomen derisa përmirëson tretjen dhe ndihmon humbjen në peshë.

Përbërësit:

Një mollë;

1 lugë fara të lirit (15 g);

1 gotë ujë (200 ml);

1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja: Qëroni mollën, e preni në disa pjesë dhe e futni në blender bashkë me farat e irit dhe ujin. Sigurohuni që keni një pije unike dhe ia shtoni mjaltin. Metoda e konsumimit: Lëngun e pini 30 minuta para kafjallit apo me darkë para se të shkoni në gjumë. E pini së paku 3 herë në javë.

Image

 

LËNGU I PAPAJËS

Papaja përmban enzimën e njohur si papainë. Pos se përmirëson tretjen e ushqimit, po ashtu lufton edhe inflamacionet dhe përmirëson funksionimin e mëlçisë.

Përbërësit:

2 rriskë papajë;

1 lugë tërshërë (15 g);

Një gotë ujë (250 ml);

1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja: Copëtoni në pjesë të vogla rriskat e papajës dhe i përzieni në blender me tërshërën dhe ujin. Kur të keni një pije krem, pa gunga, e ëmbëltoni me mjaltë. Metoda e konsumimit: Lëngun ta konsumoni si pjesë të kafjallit, apo në mesditë. E pini së paku 3 herë në javë.

Image

 

LËNGU I ANANASIT

Ananasi është një frutat që mundëson dobësimin, derisa ofron edhe shumë veti tjera për abdomenin. Enzima e tij kryesore, bromelaina, lufton ënjtjet dhe ndihmon të keni një tretje të mirë.

Përbërësit:

2 rriska ananas;

1 lugë fara të lirit (15 g);

1 gotë ujë (200 ml);

2 lugë lëng limoni (30 ml);

1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja: Ananasin e vendosni në blender dhe e përzieni me farat e lirit dhe ujin. Kur të keni një pije unike, e shërbeni dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Metoda e konsumimit: Lëngun e pini në stomak të thatë në mëngjes, për 3 javë rresht.

Image

 

LËNGU NGA ALOE VERA

Falë vetive të veta hidratuese, lëngu nga aloe vera është një përkrahje e fortë për humbjen në peshë nga abdomeni. Fibrat e saj përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë ankthet e ushqimit. 

Përbërësit:

5 lugë xhel aloe vera (75 g);

1 lugë tërshërë (15 g);

2 lugë lëng limoni (30 ml);

1/2 e gotës ujë (100 ml);

1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja: Xhelin nga aloe vera e vendosni në blender dhe e përzieni bashkë me tërshërën, lëngun e limonit dhe ujin. Kur të jenë përzier mirë, e shërbeni menjëherë dhe ia shtoni një lugë mjaltë. Metoda e konsumimit: Lëngun e pini 30 minuta para kafjallit. E pini për 2 ose 3 javë. 

Image

 

LËNGU NGA AGRUMET

Lëngu nga agrumet përmban sasi të madhe me vitamina A dhe C, kalium dhe magnez, të cila ët të nevojshme për të hedhur jashtë helmet dhe lënget tepricë nga trupi.

Përbërësit:

6 portokaj;

2 grejpfrut;

1/2 e limonit.

Përgatitja: Shtrydhni lëngjet nga agrumet dhe i përzieni në një lëng të vetëm. Metoda e konsumimit: Lëngun e pini në gllënjka para apo gjatë kafjallit. E pini së paku 3 herë në javë.

(Kosova Sot)