Boronica për mëlçinë

  • 26 February 2018 - 12:00
Boronica për mëlçinë

Barnat e zakonshme, të cilat janë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pashmangshëm kanë edhe efekte anësore në organizëm.

Për këtë arsye, hulumtuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë substanca natyrale që kanë efekte hepat-protektiv.

Shkencëtarët së fundi kanë publikuar një studim të ri, të bërë në kafshë, që ka treguar efektin e dobishëm të boronicës në fibrozën e mëlçisë.

Rezultatet dhe studimet kanë treguar se këto fruta mund të ulin nivelin e dëmtimit të mëlçisë si dhe nivelin e acidit hialuronik dhe enzimës alanin aminotransferazë në gjak, të cilët llogariten si tregues të sëmundjes së mëlçisë. Për më tepër, boronicat mund të rritin nivelin e një enzime të dobishme, superoksid dismutazë, dhe të ulin përqendrimin e malon-aldehidit në mëlçinë e homogjenizuar.

Përveç këtij studimi, që tregon efektin e dobishëm të boronicës në mëlçi, disa studime të mëhershme kanë treguar efektin pozitiv të saj edhe në qelizat e retinës së syrit, trurit dhe qelizat e tumorit.

(Kosova Sot)