Hurmat arabe kanë shumë sheqer, por ju dobësojnë

  • 26 February 2018 - 14:33
Hurmat arabe kanë shumë sheqer, por ju dobësojnë

Hurmat e arabisë hyjnë në kategorinë e frutave të thata me përmbajtje të lartë fibrash dhe vitaminës B. Fibrat na ndihmojnë të ndihemi të ngopur për një periudhë të gjatë kohore. Si rrjedhojë ju do të hani më pak dhe me shumë mundësi do të humbni në peshë.

Ato shërbejnë si përbërës bazë për shumë ëmbëlsira tradicionale dhe mund të zëvendësojë përdorimin e sheqerit në shumë receta.
Por hurmat e arabisë kanë përmbajtje shumë të lartë sheqeri, si rrjedhojë duhet të konsumohen pa e tepëruar.

(Kosova Sot)