E vërteta për tabletat kundër dhimbjeve: Sa guxoni t'i merrni brenda muajit

  • 26 February 2018 - 22:00
E vërteta për tabletat kundër dhimbjeve: Sa guxoni t'i merrni brenda muajit

Edhe pse mjekët këshillojnë që duhet shëruar shkakun e dhimbjes, marrja e analgjetikëve krye në vete në fakt është një praktikë e rrezikshme. Tabletat shpesh i marrim edhe për pak dhimbje, madje edhe para se të shfaqet mirë dhimbja, duke harruar që nganjëherë më shumë shkaktojnë dëm sesa dobi. Një tabletë në muaj nuk do ta rrezikojë shëndetin, por marrja e shpeshtë e tyre dhe nevoja për sasi më të madhe kërkon këshillim të mjekut, përkatësisht gjetja e shkaku të dhimbjes. Nëse e marrim një paketim analgjetik në vit, sipas mjekëve mundet të jetë shumë e rrezikshme. Dhimbjen nuk bën ta duroni, por as mos të tentoni të shëroni krye në vete. Në rastet më të shpeshta, mjekët sugjerojnë që të përdorni ilaçe të dobëta, të cilat mund të merren pa recetë, derisa ato të rënda duhet shmangur. Mirëpo, nëse dikush fillon të marrë ilaçe çdo të dytën ditë, atëherë mjekët sugjerojnë që të bëhen analizat thelbësore për t'u vërtetuar shkaku i dhimbjeve, i cili me gjasë ekziston. 

(Kosova Sot)