LUFTONI GRIPIN DHE FTOHJEN ME USHQIME TË CAKTUARA

  • 26 February 2018 - 22:05
LUFTONI GRIPIN DHE FTOHJEN ME USHQIME TË CAKTUARA

Secili prej nesh dëshiron të jetë i shëndetshëm, të mos sëmuret as atëherë kur të gjithë kolegët në zyrë teshtijnë apo kolliten. Sistemi ynë imun ndahet në atë të lindur dhe të fituar. Imuniteti i lindur ndërtohet nga proteina të veçanta dhe qeliza që aktivizohen me rastin e ndonjë lëndimi apo sëmundjes, derisa imuniteti i fituar është më specifik. Kur të jeni ftohur apo të prekeni nga gripi, qelizat e sistemit imun shpejtojnë ta identifikojnë sëmundjen. Kur e bëjnë këtë, në mënyrë të mençur e ndërtojnë sistemin imun që vret infeksionin. Ky sistem është i hatashëm dhe në këtë sistem edhe vaksinat bazohen. Mjekët sugjerojnë që të konsumoni ushqime të caktuara për të luftuar ftohjen dhe gripin, derisa ushqimet duhet të jenë me ngjyra të ndezura, sepse sa më me ngjyra, ato përmbajnë më shumë minerale dhe vitamina.

(Kosova Sot)