Bima që pastron trupin dhe lehtëson tretjen

  • 27 February 2018 - 13:20
Bima që pastron trupin dhe lehtëson tretjen

Margarita është bimë e pasur me vitamina C dhe A, dhe ofron veti të shumta shëruese. Shkaku i kombinimeve të saj unike të përbërësve që i posedon, margarita përmirëson dhe nxit punën e metabolizmit dhe përmirëson tretjen. Për detoksikim sugjerohet lëngu nga gjethet e reja të bimës, e më së miri është ta përgatisni në blender. raporton Gazeta Kosova Sot.

Për përgatitjen e lëngun nuk është e nevojshme të zgjidhni sasi të madhe të gjetheve. Gjithmonë duhet përgatitur lëng të freskët para se ta konsumoni.

Lëngu i bimës, i përzier me mjaltë është ilaç popullor kundër dhimbjeve të fytit dhe vështirësive në frymëmarrje. Nga gjethet e reja mund të përgatitet sallatë, qoftë nëse i hani të vetme apo i kombinoni me perime apo me patate. Po ashtu, gjethet mund t'i shtoni në supë, salcë, e sidomos janë të shijshme kur copëtohen dhe përzihen me djathë.

(Kosova Sot)