Lëngjet që zhbllokojnë arteriet

  • 27 February 2018 - 13:31
Lëngjet që zhbllokojnë arteriet

Ushqimi ynë është fundamental për të pasur shëndet të mirë. Këto përzierje lëngjesh ju zhbllokojnë arteriet dhe ndihmojnë për të tretur më lehtë ushqimin, derisa janë shumë të shijshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

KONSUMONI PËRZIERJEN ME DREDHËZA, BORONICA DHE FARA ÇIA

 

Dredhëzat dhe boronicat kanë veti të shumta të dobishme duke na ofruar vitaminë C dhe antioksidues. Farat çia në recetë ofrojnë aminoacidet që zhbllokojnë arteriet. Përbërësit: 1 gotë qumësht (preferohet i bajameve) (250 ml), 1 gotë dredhëza (170 g), ½ e gotë boronica (75 g), ¼ e gotës fara çia (60 g), ¼ e gotës gjethe të mentës (25 g). Përgatitja: Pastroni dredhëzat dhe boronicat. Më pas i ndani përgjysmë. Frutat i hidhni në blender dhe shtoni qumështin. Shtoni farat çia. Përzieni përbërësit së bashku për disa minuta. E pini menjëherë, mund ta zbukuroni me gjethe të mentës. 

PËRZIERJA ME PJEPËR DHE RRUSH

Siç mund ta shikoni, frutat në këtë pije janë të përsosur për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular. Nutrientet nga dy përbërësit reduktojnë kolesterolin dhe pastrojnë arteret nga yndyra shtesë. Përbërësit: ½ e gotës pjepër (75 g), ¼ e gotës rrush (40 g), ½ e gotës ujë (125 ml), ¼ e gotës gjethe të mentës (25 g). Përgatitja: Qërojeni pjeprin dhe e preni në pjesë. Lajeni rrushin mirë e ndani përgjysmë për t'ia hequr farat. Të dy përbërësit i vendosni në blender. Shtoni ujë dhe përzieni mirë përbërësit së bashku. Pas kësaj, përzierjen e zbukuroni me gjethe të pastruara të mentës. 

LËNGU ME LAKËR, KAROTË DHE SHPARGUJ

Receta në vijim që jua paraqesim është i pasur me kalcium që parandalon arterosklerozën dhe formimin e droçkave në gjak. Përbërësit: ½ e gotës lakër (33 g), ¼ e gotës shparguj të copëtuar (25 g), ½ e gotës karota (70 g). Përgatitja: Shpëlani lakrën mirë dhe e ndani në pjesë. Shpëlani shpargujt. Përdorni vetëm gjethet jo dhe kërcellin. Copëtoni gjethet. Qëroni karotat dhe i preni në pjesë. Lakrën, shpargujt dhe karotat i hidhni në blender. Mund të shtoni pak ujë. I përzieni përbërësit së bashku. E pini këtë pije çdo mëngjes. 

PËRZIERJA ME BROKOLI, DOMATE DHE SELINO

Jo, nuk e kem fjalën për sallatë (megjithëse këta përbërës mund të përdoren për këtë qëllim). Në fakt, po flasim për një lëng që ju zhbllokon arteriet në mënyrë efektive. Përbërësit: 1 gotë gjethe brokoli (150 g), 2 domate, ½ e gotës selino (60 g). Përgatitja: Pastrojeni brokolin dhe ndajini gjethet nga kërcelli. Pastroni domatet dhe i preni në rriska. Pastroni kërcellin e selinos dhe i copëtoni. Perimet i aplikoni në blender dhe i përzieni së bashku për disa momente. Po deshët mund të shtoni dhe një litër ujë dhe pak hudhër. Lëngun e pini në mëngjes të freskët të përgatitur.

LËNGU ME KAROTË DHE KOPËR

Vetitë me antioksidues te të dy përbërësit janë ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të arrijnë qarkullim më të mirë të gjakut. 1 gotë ujë (250 ml), 1 gotë me karotë (140 g), ½ e gotës kopër (60 g). Përgatitja: Qëroni karotat dhe i ndani në rriska. Pastroni koprën, hiqni rrënjët dhe gjethet dhe e ndani në katër pjesë. Karotat dhe koprën e hidhni në blender. Shtoni pak ujë dhe do të keni një përzierje të shëndetshme. 

PËRZIERJA ME DARDHË DHE SPINAQ

Ky lëng është i ëmbël dhe me shije të mirë për ta filluar ditën me të, për t'ju furnizuar me energji, si dhe për ta përmirë- suar shëndetin arterial. Përbërësit: 2 gota me dardhë (300 g), 4 gotë spinaq (120 g). Përgatitja: Qëroni dardhët dhe i preni në rriska (hiqni dhe farat). Copëtoni spinaqin: përdorni vetëm gjethet. Spinaqin dhe dardhët i shtoni në blender. I përzieni mirë derisa të fitoni një lëng të këndshëm. 

(Kosova Sot)