Nëse i keni këto probleme, organizmit tuaj i nevojitet ndihmë me vitamina - Shëndetësia - Kosova Sot
Nëse i keni këto probleme, organizmit tuaj i nevojitet ndihmë me vitamina

Nëse i keni këto probleme, organizmit tuaj i nevojitet ndihmë me vitamina

Nëse edhe kjo ndodh me juve, atëherë kurrsesi mos injoroni këto simptoma, sepse në pyetje është shëndeti juaj.

PROBLEMET ME AKNE

Kjo mund të jetë shkas i mungesës së zinkut. Mund të aplikoni krem, por kështu nuk e luftoni problemin rrënjësisht. Hani badem, fara të kungullit, spinaq dhe kikirikë.

DHIMBJET E KOKËS

Nganjëherë dhimbjet e kokës mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së magnezit, e këtë mund ta kompensoni duke konsumuar banane apo lakër.

NGËRÇET NË MUSKUJ

Edhe këtë gjendje mund ta shkaktojë mungesa e magnezit. Provoni që të laheni në ujë të ngrohtë me kripë të hidhur që përmban magnez në mënyrë që lëkura juaj ta absorbojë.

THONJ TË THYHEN DHE FLOKË I THATË

Kjo është shenjë se ju mungon vitamina B7. Hani sa më shumë djathë dhe kikirikë, në mënyrë që thonjtë përsëri t'i keni të shëndetshëm.

FLOKË I DOBËT

Nëse e vëreni se shumë qime të flokut po ju bien, apo qimja e flokut po ju dobësohet, kjo është shenjë se keni mungesë hekuri. Hani sa më shumë perime me gjethe të gjelbër dhe mish të kuq.

(Kosova Sot)

14 orë e 30 minuta më parë
19/06/18