Gjithnjë jeni të ftohur gjatë dimrit, ndoshta kjo është arsyeja, e kurrë nuk do t'ia qëllonit

  • 27 February 2018 - 15:26
Gjithnjë jeni të ftohur gjatë dimrit, ndoshta kjo është arsyeja, e kurrë nuk do t'ia qëllonit

Në mënyrë që dimrin mos ta kapërcejmë gjithnjë të ftohur, kini kujdes në temperaturën e ajrit ku qëndroni. Mirëpo, ajri i ngrirë dhe tepër i thatë në hapësirat e mbyllura e thanë mukozën e rrugëve të sipërme të frymëmarrjeve. Kjo e dobëson rolin e saj mbrojtës dhe ndalon të na mbrojë nga viruset dhe bakteret. Në këtë mënyrë vjen deri te paraliza e sistemit mbrojtës në organet e frymëmarrjes. Nëse në banesë apo shtëpi keni sistem të fortë të ngrohjes, më së miri është ta vendosni temperaturën që gjatë ditës mos të kalojë 21ºC, e gjatë natës 16ºC. Me rëndësi është që edhe lagështia e ajrit të jetë e duhura, në të gjitha hapësirat të jetë rreth 60 për qind. Mjafton që në radiator të vendosni një enë me ujë apo të hidhni edhe disa pika vaj eterik të kanellës. Po ashtu, me rëndësi është që të thani edhe banjat, sepse hapësirat e lagështa dhe të ngrohta janë hapësirë e përshtatshme për t'u zhvilluar mikroorganizmat. Po ashtu, porsa të zgjoheni duhet t'i ajrosni ambientet ku keni fjetur, por edhe duhet t''i ajrosni hapësirat ku rrini gjithë ditën.

(Kosova Sot)