PESHKU DHE VEZËT, MË TË MIRA SE KËRPUDHAT

  • 27 February 2018 - 15:44
PESHKU DHE VEZËT, MË TË MIRA SE KËRPUDHAT

Nëse dëshironi që organizmin ta furnizoni me vitamina D, peshku dhe vezët janë burim më i mirë sesa kërpudhat. Studimi britanik ka treguar se shtesat me vitamina D3 në masë të madhe janë më të suksesshme sesa shtesat me vitamina D2 në kompensimin e mungesës së vitaminave D. Vitamina D3 mund të gjendet në mishin e peshkut dhe në vezë, derisa vitamina D2 në kërpudha. Përndryshe, njihet se vitamina D është e rëndësishme për njerëzit, sepse mungesa e saj nxit probleme të shumta shëndetësore.

(Kosova Sot)