Humbni në peshë pa dietë, por përmbajuni këtyre rregullave

  • 28 February 2018 - 08:34
Humbni në peshë pa dietë, por përmbajuni këtyre rregullave

Perimet me gjethe të gjelbër për gjenitë e vegjël Megjithëse mund t'ju duket kontradiktore,për të humbur në peshë,nuk duhet të aplikoni një dietë.Ky është sekreti si të hani me saktësi dhe ta shtoni konsumimin e ushqimeve të shëndetshme që ju ngopin 

THONI LAMTUMIRË USHQIMEVE QË JUA "VRASIN" METABOLIZMIN 

Ka ushqime që nuk ofrojnë dobi për trupin e njeriut, por e dëmtojnë atë, dhe ndahen në tri grupe: sheqernat e përpunuara, pjekurinat e përpunuara, vajrat. Një nga problemet që këto ushqime e shkaktojnë janë fryrjet. Shkaku i kësaj, një nga arsyet që nuk mund të humbni në peshë është niseshteja që i përmbajnë, dhe yndyrat që akumulohen në indet tuaja.

MOS FILLONI DIETË

Megjithëse duket e çuditshme, dieta më e mirë për të humbur në peshë, pa vuajtur, është që mos të futeni fare në dietë. Kjo për faktin se shumë njerëz, duke numëruar kaloritë dhe duke shikuar paketimet e ushqimeve, e po ashtu edhe peshoren gjithçka iu shndërrohet në obsesion. Në vazhdimësi duke menduar për peshën dhe ushqimet që "mund t'i hani dhe ato që nuk mund t'i hani", nuk është mirë për shëndetin fizik dhe mendor. Shkaku i kësaj, më mirë mos të aplikoni ndonjë dietë. Sidomos në ato dieta që premtojnë mrekullinë brenda disa javësh. 

HANI KAFJALL TË MIRË 

Baza e ushqimit të shëndetshëm vjen duke e furnizuar trupin tuaj me ato që ka nevojë. Pra, konsumimi i një kafjallit të shëndetshëm është fondamental për shumë arsye. Së pari, trurit i ofron nutrientet e domosdoshme për ta kaluar ditën e gjatë. Po ashtu, një kafjall i shëndetshëm ndihmon të shmangni sulmet e urisë gjatë ditës dhe parandalon që të mos jeni super të uritur gjatë drekës. Po ashtu, ju lejon të keni më shumë energji për ushtrime dhe të jeni më frytdhënës.

MOS U MATNI GJATË GJITHË KOHËS 

Pesha e trupit të njeriut ndryshon nga faktorë të ndryshëm. Për shembull, matja e peshës në mëngjes para kafjallit nuk është e njëjta sikur që e keni matur gjatë natës, pasi të keni konsumuar shujta të ndryshme gjatë ditës. Po ashtu, do të keni shifra të ndryshme nëse matni veten para ushtrimeve në krahasim me peshën kur i keni përfunduar ushtrimet. Pesha juaj mundet të ndryshojë varësisht a keni shkuar apo jo në banjë, çfarë dhe sa keni pirë. Më e mira është që të mateni çdo muaj dhe ta bëni gjithmonë në të njëjtën kohë, pasi të keni ngrënë kafjallin për shembull. 

HANI MË SHPESH, POR MË PAK 

Një nga problemet kryesore me "dietat magjike" është se me të madhe reduktojnë konsumimin e ushqimit. Kjo nuk është mirë, sepse trupi ka nevojë për nutriente të ndryshme. Nuk rekomandohet që vetëm jogurt të hani për drekë, apo për darkë vetëm supë. Mënyrë e mirë për të humbur në peshë është të mos vuani dhe të hani më shpesh, por në mënyrë të mençur. 

ÇFARË DO TË THOTË KJO?

Në fakt, në vend se të hani katër shujta të mëdha, mund të përcaktoheni t'i hani gjashtë më të vogla. Është e njëjta sasi e ushqimit, vetëm se është e ndarë në shujta më të shumta. Është ide e mirë të hani çdo 3 apo 4 orë.

USHQIMIN TA PËRTYPNI MIRË 

Kjo është një tjetër fshehtësi që mund t'ju ndihmojë të humbni në peshë pa vuajtur urie dhe pa dieta 'mrekullibërëse'. Kur hani më ngadalë, konsumoni më pak ushqim. Kjo për faktin se edhe truri pranon sinjale nga stomaku se jeni ngopur, e zakonisht kjo ndodh shumë vonë. Përtypja e secilës kafshatë për 30 herë mund të ndihmojë që ushqimi të procedohet më mirë në sistemin tretës. Po ashtu, përdorni pjatat më të vogla, sepse ashtu edhe porcionet do të janë më të vogla. 

(Kosova Sot)