Hani fasule të bardhë, sikur ta dinit sa e shëndetshme është

  • 28 February 2018 - 08:36
Hani fasule të bardhë, sikur ta dinit sa e shëndetshme është

Fasulja e bardhë është një nga mënyrat më të mira për të humbur në peshë, sepse përmban nivel të lartë me fibra që ndikojnë për kohë më të gjatë të ndiheni të ngopur dhe ju mban larg nga konsumimi i ushqimeve të panevojshme. Pos se është i pasur me fibra, fasulja e bardhë përmban edhe materie të tjera ushqyese që janë të përdorshme për funksionimin normal të organizmit, si minerale, vitamina e proteina. 

1. Lufton kancerin: Fasulja është e pasur me antioksidues që janë aleatë të shkëlqyeshëm kundër kancerit. Antioksiduesit shkatërrojnë radikalet e lira, duke neutralizuar efektet e tyre të dëmshme.

2. I pasur me fibra: Përmban fibra të tretshme dhe të forta, 90 gr fasule e zier përmbajnë 45 për qind të fibrave të sugjeruara të dozës së fibrave. Kur të ketë arritur në traktin tretës, fibrat lidhen për acide duke i hedhur jashtë organizmit.

3. Për zemër të shëndetshme: Fasulja e bardhë është e pasur me vitamina B9 - që po ashtu quhet edhe acid folik, që ul nivelin e homocisteinës në gjakrrjedhje. Në sasi të shtuar, homocisteina shton rrezikun për infarkt dhe sulm në tru. 

(Kosova Sot)