Kujdes nga gripi sepse gjasat për sulm në zemër janë gjashtë herë më të mëdha - Shëndetësia - Kosova Sot
Kujdes nga gripi sepse gjasat për sulm në zemër janë gjashtë herë më të mëdha

Kujdes nga gripi sepse gjasat për sulm në zemër janë gjashtë herë më të mëdha

Gripi është sëmundje që rrallëkush e konsideron serioze, sillemi thuajse është diçka pa rrezik. Por në fakt me një sjellje të tillë veten e dërgojmë në një situatë shumë të rrezikshme, studimet tregojnë se te pacientët që kishin tejkaluar gripin gjasat për sulm në zemër janë gjashtë herë më të larta. Rreziku për sulm në zemër sidomos është i theksuar te personat e dekadës së tretë, thuhet në studimin e publikuar në revistën "New England of Medicine"."Studimet janë të rëndësishme sepse tregojnë rëndësinë e lidhjes midis ndikimit dhe infarktit akut", ka thënë autori i studimeve Jeff Kwong. Studimin e kishte bërë bashkë me kolegët e tij, ku kishin marrë pjesë 20.000 pacientë. Rreziku më i madh për sëmundje është në javën e parë të infeksionit sidomos te ata persona të dekadës së tretë si dhe te ata persona që tashmë kanë përjetuar një sulm në zemër. Edhe viruset tjera që shkaktojnë sëmundje respiratore mund të rezultojnë me rrezik nga infarkti, por jo aq sa për ata persona të mbijetuar nga grip.

(Kosova Sot)

18 orë e 34 minuta më parë
23/06/18