Perimet me gjethe të gjelbër për gjenitë e vegjël

  • 28 February 2018 - 19:54
Perimet me gjethe të gjelbër për gjenitë e vegjël

Niveli i lartë i karotenoideve ndërlidhet me të arriturat akademike dhe me efektin e shtuar në përfundimin e detyrave kognitive, tregojnë rezultate e dy studimeve të reja të bëra në këtë temë. Në fakt, ekspertët me ndihmën e dendësisë optike të pigmentit makular (MPOD) kanë matur përqendrimin e luteinës dhe zeaksantinës dhe ishte treguar se fëmijët me dendësi më të madhe optike të atij pigmentit më lehtë e kishin për t'i përfunduar detyrat, sidomos ato detyra që kishin nevojë më të madhe për vëmendje. Luteina përndryshe akumulohet në retinën e syrit dhe në disa hapësira në tru, mbron nga disa sëmundje të syve dhe ndihmon në ruajtjen e funksioneve kognitive te personat e rritur. Konsiderohet se si fëmijët që hanë më shumë ushqim të pasur me luteinë, duhet të hanë perime me gjethe të gjelbër dhe pemë.  

(Kosova Sot)