Doni dhëmbë të shëndetshëm? Duhet të shmangni patjetër konsumimin e këtyre ushqimeve

  • 01 March 2018 - 09:49
Doni dhëmbë të shëndetshëm? Duhet të shmangni patjetër konsumimin e këtyre ushqimeve

Pjesa më e madhe e ushqimeve që ne konsumojmë mund të jenë shumë të dëmshme për bardhësinë dhe mishrat e dhëmbëve. Këtu do të gjeni disa ushqime që dentistët i shmangin gjithmonë ndaj dhe ju duhet të filloni të bëni të njëjtën gjë.

Kokoshkat

Pjesa më e madhe e njerëzve shkojnë me dhëmbë të thyer te dentisti pasi konsumojnë kokoshka gjysmë të pjekura. Gjithashtu disa copë të kokoshkave ngelen midis dhëmbëve dhe mund të shkaktojnë dhimbje të mishrave të dhëmbëve.

Frutat e thata

Duke qenë se kanë një përqëndrim të madh të sheqerit dhe janë ngjitëse mund të shkaktojnë dëmtim të madh të dhëmbëve.

Farat

Të gjitha farat hapen me dhëmbët e parë dhe në këtë mënyrë ato shkaktojnë ciflosjen e tyre.

Pijet energjike

Të gjithë këto pije kanë shumë acid dhe sheqer, duke qenë shumë shkatërruese për shëndetin e mirë të dhëmbëve. 

(Kosova Sot)