Vaji i kokosit shëron Alzhaimer-in - Shëndetësia - Kosova Sot
Vaji i kokosit shëron Alzhaimer-in

Vaji i kokosit shëron Alzhaimer-in

Sëmundja e Alzhaimer-it është sëmundje shumë e rëndë dhe e shkakton humbjen e kujtesës. Një pediatre me emrin Mery T. Newport ka shpërndarë rrëfimin e vërtetë rreth bashkëshortit të saj, i cili në moshën e tij pesëdhjetë vjeçe ishte prekur nga kjo sëmundje. Pas prekjes me sëmundje, ai kishte filluar me humbjen e kujtesës. Ai kishte përdorur ilaçet klasike të dedikuara për shërimin e kësaj sëmundjeje, por as ato nuk kishin ndihmuar. Pas një kohe ai kishte rënë shumë në peshë dhe ishte kapluar nga depresioni, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kur bashkëshortja e tij kishte vërejtur se ilaçet e tilla nuk po ndihmojnë, ishte përcaktuar për të provuar një ilaç natyral - vajin e kokosit. Për çdo ditë, krahas ushqimit, ajo bashkëshortit i kishte dhënë dhe dy lugë vaj kokosi. Pas vetëm dy muajsh, ai kishte filluar të jetë më i lumtur, më i relaksuar dhe kishte folur më shumë. "Pas një viti kishte filluar t'i njihte anëtarët e familjes, të cilët i kishte harruar si pasojë e sëmundjes", tregon bashkëshortja e tij. Pos për shërimin e Alzhaimer-it, vaji i kokosit është i dobishëm edhe në shërimin e epilepsisë, sëmundjen e Parkinson-it, sklerozës multiple dhe diabetit. 

(Kosova Sot)

2 orë e 18 minuta më parë
23/09/18