6 ilaçet që luftojnë ftohjen dhe gripin - Shëndetësia - Kosova Sot
6 ilaçet që luftojnë ftohjen dhe gripin

6 ilaçet që luftojnë ftohjen dhe gripin

Ilaçet natyrale për luftimin e ftohjes dhe gripit janë shumë të popullarizuara, pasi që janë përdorur për një kohë të gjatë. Ne më poshtë kemi përzgjedhur disa nga ilaçet natyrale, të cilat duket të jenë më premtuese në luftimin e ftohjes dhe gripit
Ekinakea
Ekinakea është një bimë, e cila përforcon sistemin imun dhe i ndihmon trupit t’i luftojë infektimet e mundshme. Shumica e studimeve kanë treguar që përdorimi i kësaj barishteje nuk ndikon në parandalimin e ftohjes dhe gripit, mirëpo ndikon në reduktimin e simptomave, si dhe në çlirimin e përkohshëm. Gjithsesi, rekomandohet që para se të përdoret të konsultohet doktori.
Zinku
Studimet tregojnë që zinku ka ndikim të madh në luftën kundër viruseve të ndryshme, si puna e ftohjes. Provat tregojnë që ky mineral ndikon në parandalimin e formimit të disa proteinave, të cilat përdorën nga viruset për t’u riprodhuar. Edhe zinku nuk njihet si parandalues i gripit apo ftohjes, megjithatë  nëse merret në 24 orët e para zvogëlon simptomat dukshëm. 
Supa e pulës
Supa e pulës i ndihmon simptomave të gripit dhe ftohjes në më shumë se një mënyrë. Thithja e avullit çliron hundët e bllokuara, konsumimi i lëngut të supës shmang dehidrimin dhe për më tepër, supa ndikon edhe në zbutjen e pezmatimeve të ndryshme.
Hudhra
Hudhra  tash e një kohë të gjatë njihet për aftësitë e saj për luftimin e baktereve dhe viruseve. Sipas një studimi të bërë së fundmi, hudhra ndikon në parandalimin e gripit, nëse konsumohet rregullisht. Për më tepër, hudhra rregullon shijen e ushqimit, sa herë që hunda e bllokuar bën që gjithçka të ketë shije të keqe
Ilaçi
Avulli njihet si një ilaç për zhbllokimin e kanaleve të hundës, ndërsa  përfitimet më të mëdha nga avulli mund të merren nëse uleni në banjë, e lëshoni ujin e nxehtë dhe qëndroni për një kohë brenda, duke marrë frymë më avull.
Gargaritja e ujit të kripur
Sa herë që keni probleme me dhimbjen e fytit, shërimin duhet ta kërkoni tek uji i kripur. Gargaritja e ujit të njelmët bën që fyti të çlirohet nga dhimbjet. Andaj, kur njëra nga simptomat e ftohjes apo gripit është dhimbja e fytit, gargaritni nga një lugë ujë të njelmët, të paktën katër herë në ditë.  

(Kosova Sot)

4 orë e 9 minuta më parë
19/09/18