Kafeja nuk dëmton shëndetin e kunderta..

  • 02 March 2018 - 13:35
Kafeja nuk dëmton shëndetin e kunderta..

Për vite me radhë, shumë hipoteza janë ngritur nëse konsumimi i shumtë i kafes do të na sjellë probleme shëndetësore, e ndërsa tashmë kërkuesit amerikane na konfirmojnë se është e kundërta e asaj që përflitet.

Kafja nuk kuron kancerin, por ama redukton sëmundjet e zemrës. Studimet e shumta që janë kryer në këtë drejtim, kanë arritur në përfundime të ndryshme, ku shpesh edhe theksohet se kafeja i bën dëm shëndetit, duke na sugjeruar masën përkatëse.

Konsumimi i përditshëm i kafes, mund të na mbajë larg doktorëve, bën të ditur një panel shkencëtarësh i ngritur nga Qeveria amerikane, me detyrën për të propozuar ndryshime në udhëzimet dietike amerikane.

Tre ose pesë filxhanë kafeje të përditshme, nuk lidhen aspak me rreziqe shëndetësore afatgjata. Ato kanë lidhje me reduktimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Paneli ka ndihmuar Qeverinë amerikane të formulojë sugjerimet dietike, udhëzime të cilat prekin miliona amerikanë në dietë. “Kafeja është një gjë e mirë”, thotë Tom Brenna, anëtar i komitetit qeveritar, por edhe nutricien në Universitetin Cornell. “Nuk dua të arrij deri aty sa të them se kafja kuron kancerin, askush nuk e mendon këtë gjë”, shtoi ai. “Por, nuk ka asnjë provë për ndikimin në rritjen e rreziqeve shëndetësore”.

(Kosova Sot)