Kokteji me vitamina

  • 02 March 2018 - 19:33
Kokteji me vitamina

Pas ngopjes së përgjithshme, organizmin duhet pastruar dhe ta rigjallëroni me ushqimet me pak kalori, që e stimulojnë metabolizmin dhe detoksojnë organizmin. I njëjti tregim çdo dimër. Shumë ushqime të rënda dhe shumë kalori. Nganjëherë edhe tretja vështirësohet. Pastrimin dhe rigjallërimin më së shpejti mund ta arrini me konsumimin e ushqimeve me pak kalori, të cilat e përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe e detoksojnë atë prej materieve të rënda. Përgatitni një panxhar, një karotë të copëtuar, një mollë të pastruar, një pjesë të vogël të xhenxhefilit dhe lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni. Të gjitha i përzieni së bashku dhe i konsumoni. Këtë metodë ta përsëritni derisa të ndiheni më mirë. Çelësi i efektit të kësaj përzierjeje qëndron te lëngu i karotës, i cili njihet si një antioksidues i fortë. Si e tillë, mbron edhe prej kancerit dhe infeksioneve të ndryshme, e ndikon si stimulues në punën e mëlçisë, veshkat dhe organet e tjera për tretje. Fëmijëve këtë përzierje t'ua jepni në sasi të vogël.

(Kosova Sot)