Jeni të zbehtë dhe të lodhur, ja zgjidhja për ju

  • 03 March 2018 - 12:14
Jeni të zbehtë dhe të lodhur, ja zgjidhja për ju

Po ndiheni gjithmonë të lodhur dhe, pa marrë parasysh se sa flini, përsëri do të dëshironit të flinit. Pra, siguroni përbërësit ushqyes dhe filloni ditën e re me plot energji. Përgatitni vetes suaj një shujtë që ua kthen energjinë, ndërsa që përbërësit do t’i gjeni në shitoret e ushqimeve të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

200 gramë flluska elbi, 100 gramë flluska gruri, 100 gramë mango të thatë, 50 gramë shkopinj xhenxhefili, 2 lugë mjaltë, 500 gramë jogurt, 150 ml qumësht

Në një tepsi përzieni dy llojet e flluskave. Preni në copëza mangon dhe shkopinjtë e xhenxhefilit. Në një enë tjetër përzieni mjaltin, jogurtin dhe qumështin. Në fund, përzierjen e flluskave e përzieni me përzierjen e jogurtit.

(Kosova Sot)