Receta për shërim të shpejtë të organizmit

  • 03 March 2018 - 12:15
Receta për shërim të shpejtë të organizmit

Kjo përzierje është një minierë me vitamina dhe mikroelemente. Mjekët ua kanë sugjeruar këtë recetë pacientëve për shërim sa më të shpejtë. Pasta kompenson deficitin me vitamina, sidomos gjatë periudhës së dimrit, gripit dhe ftohjeve. Kjo përzierje është shumë e dobishme për forcimin e sistemit kardiovaskular dhe forcimin e sistemit imun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit: 200 gr rrush të tharë, kajsi të thara, fik të tharë, arra, mjaltë dhe një limon së bashku me lëvore.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i bluani, më pas shtoni mjaltë, përzieni dhe i zhvendosni nëpër kavanoza. I ruani në frigorifer. Merrni nga 1 lugë të madhe, dy herë në ditë. Në mëngjes në lukth të zbrazët dhe në mbrëmje para gjumit, me një gotë ujë ose qumësht. Për fëmijë (më të vegjël se 3-4 vjeç) – nga 1 lugë të vogël, në të njëjtën mënyrë. 

(Kosova Sot)