Gjashtë ushqimet më të shëndetshme për dhëmbët tuaj

  • 03 March 2018 - 12:17
Gjashtë ushqimet më të shëndetshme për dhëmbët tuaj

Pastrimi i dhëmbëve dhe praktikat e tjera shëndetësore janë shumë të rëndësishme në parandalimin e dëmtimeve të dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave. Ju e dini se lloje të ndryshme të ushqimit luajnë rol kyç që të keni një buzëqeshje të bukur. Hani këto ushqime dhe nuk do ta vizitoni dentistin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qumështi

Qumështi ofron kalcium dhe fosfate së bashku me vitaminat D, që i ndihmojnë trupit ta përdorë kalciumin. Të gjitha këto nutriente janë esenciale për shëndetin e dhëmbëve dhe eshtra të fortë. Duke pirë qumësht rregullisht do ta forconi dhe riparoni smaltin e dhëmbit, e po ashtu edhe do të forconi eshtrat. Nëse jeni alergjik ndaj qumështit, mund të pini qumështin e sojës.

Djathi

Djathi është një zgjedhje e duhur në mënyrë që dhëmbët t’i  mbani të shëndetshëm dhe të fortë. Djathi është një gjenerator i pështymës. Po ashtu përmban kalcium dhe fosfate që ndihmojnë në neutralizimin e acideve në gojën tuaj, ndërsa kazeina ndihmon në forcimin e sipërfaqes së dhëmbit. Ata që janë të prirë për dhëmbë të dëmtuar, do të bënin mirë sikur të hanin çdo ditë djathë, për të parandaluar dëmtimet.

Mollët

Duke konsumuar mollët, shtoni sasinë e  pështymës në gojën tuaj dhe parandaloni dëmtimin e dhëmbëve, duke mbrojtur sipërfaqen e dhëmbit tuaj. Plus, mollët janë të pasura me lloje të ndryshme të vitaminave dhe mineraleve që ndihmojnë në përgjithësi shëndetin. Provoni që të hani mollë pas darkës, sepse e pastron mbetjen e ushqimit midis dhëmbëve.

Portokajtë

Portokajtë janë një burim i pasur për kalcium, vitamina C dhe D,dhe nutriente të tjera që janë të mira për shëndetin e dhëmbëve tuaj.  Lëngu i portokallit në mënyrë natyrale pastron dhëmbët duke eliminuar bakteret e dëmshme dhe duke parandaluar dëmtimin e dhëmbëve. Po ashtu, portokajtë mund t’i përzieni me agrume të tjera që ta ruani shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Jogurti

Jogurti i zakonshëm, pa yndyrë, është një burim i shkëlqyeshëm për kalcium dhe burim i hatashëm për proteina.  Duke konsumuar jogurtin do ta përkrahini edhe shëndetin dental dhe mund të jetë një ndihmë  e madhe për të gjithë ata që duan të humbasin në peshë. Mund të kënaqeni ashtu duke e konsumuar të vetëm, por edhe duke e përzier me fruta, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Arrat

Llojet e ndryshme të pemëve me lëvozhgë të fortë mund të ofrojnë vitamina dhe minerale për dhëmbët tuaj. Për shembull, kikirikët përmbajnë kalcium dhe vitamina D, bajamet posedojnë sasi të kënaqshme me kalcium, ndërsa arrat ndihmojnë në sekretimin e pështymës dhe janë burim i mirë për fibra, acid folik, hekur, tiaminë, magnez, niacinë, vitamina E dhe B6, kalium dhe zink, që janë më se të domosdoshëm për shëndetin e dhëmbëve.

(Kosova Sot)