Grerëza braziliane vret kancerin - Shëndetësia - Kosova Sot
Grerëza braziliane vret kancerin

Grerëza braziliane vret kancerin

Grerëza (“Polybia paulista”) mbron veten prej grabitqarëve, duke prodhuar helmin që përmban substanca që e luftojnë kancerin. Studimi i publikuar në revistën “Biophysical Journal” zbulon se saktësisht toksina nga helmi, i quajtur “MP1”, në mënyrë selektive vret qelizat e prekura e më pas duke i injoruar ato të shëndetshme i lë të paprekura, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Toksina “MP1” ndërvepron me lipoidet që në mënyrë jonormale janë radhitur në sipërfaqen e qelizave të prekura me kancer, duke krijuar vrima në mënyrë që molekulat kyçe për punën e qelizave mund të rrjedhin përjashta. ‘Terapia për shërimin e kancerit që do ta sulmonte kompozimin e membranës së lipoideve  do të mund të jetë krejtësisht një mënyrë e re në ndërtimin e ilaçit kundër kancerit’, ka thënë njëri nga autorët e studimit, Paul Beales.

‘Ky zbulim do të mund të jetë i dobishëm në zhvillimin e terapive të reja, ku me kombinimin e shumë ilaçeve do të mund të shërohej kanceri, duke sulmuar qeliza të ndryshme të prekura me kancer’, ka shtuar Beales. “MP1” ndikon kundër shumë patogjeneve duke thyer membranën e qelizave bakteriale.

(Kosova Sot)

16 orë e 34 minuta më parë
21/09/18