Shkaqet dhe ilaçet e gazrave

  • 03 March 2018 - 14:44
Shkaqet dhe ilaçet e gazrave

Gazrat ose fryrjet në stomak, me të vërtetë janë të mërzitshme për njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, si dhe janë shenjë se diçka në sistemin tuaj tretës nuk po funksionon si duhet, si dhe mënyra se çfarë hani, ushqimet që nuk treten mirë, mungesa e enzimave tretëse si dhe ndikimi i stresit dhe emocioneve

SI SHFAQEN GAZRAT? Ekzistojnë faktorë të ndryshëm që mund të shkaktojnë që një person të vuajë prej gazrave pas konsumimit të ushqimit. Ja disa nga kryesorët: • Hani shpejt, me gojën hapur, apo pa përtypur mjaftueshëm ushqimin, e kjo shkakton të përtypni shumë ajër; • Ushqimet që fermentohen në stomakun tuaj si pasojë e acidit gastrit; • Ushqimet që trupi nuk i toleron dot. Më të zakonshmet janë ushqimet që përmbajnë gluten dhe laktozë; • Konsumoni ushqime që shkaktojnë gazra, si bishtaja, lakër, qepë, artiçok etj. Hapi i parë për të shmangur gazrat është të mësoni të hani mirë, pa u ndjerë se jeni për ngut apo pa u shpërqendruar nga detyrat. Nëse hani sa jeni të përfshirë nga stresi apo ankthet, apo hani në një ambient që ju shqetëson dhe nuk mund ta shmangni këtë fakt, duhet të provoni të pini më shumë çaj disa orë pas ushqimet.

XHENXHEFILI STIMULON TRETJEN Rrënja e xhenxhefilit është e mirë për shëndetin tuaj për një numër të madh të arsyeve. Nëse nuk vuani nga refluksi gastroezofegal, kjo rrënjë është e dobishme nëse e pini para shujtave. Mund ta përgatisni si çaj ose thjesht ta përtypni një pjesë të xhenxhefilit të papërpunuar.

ZIENI ME QIMNON DHE KOPËR Në shujtat tuaja të përditshme duhet të përfshini bimët shëruese, sidomos erëzat aromatike që ju ndihmojnë të luftoni gazrat. Më të efektshmet janë qimnoni dhe kopra dhe nuk keni pse të mendoni dy herë para se t'i përfshini në rutinën tuaj të gatimit, sidomos kur planifikoni të hani bishtaja apo ushqime të tjera që shkaktojnë gazrat, të cilat i kemi përmendur më lart në tekst. Këto erëza dhurojnë shije tjetër, por jo tepër të fuqishme.

ENZIMAT NGA PAPAJA DHE ANANASI Sa herë që të keni konsumuar mish të kuq apo peshk si pjesa primare e ushqimit tuaj, të shoqëruar me disa perime apo me ndonjë sallatë, gjithmonë shujtën mund ta përfundoni me një desert me fruta, e opsioni më i mirë janë ananasi dhe papaja. Kjo për faktin se janë të pasura me enzima që ndihmojnë në tretjen e proteinave. Por, duhet t'i shmangni këto fruta nëse në ushqimin tuaj ka shumë miell dhe niseshte (pastë, picë, bukë, patate), sepse mundet të vështirësojnë punën e trupit për të tretur niseshtenë dhe miellin. 

(Kosova Sot)