Si të kurojmë shpejt dhimbjet e dispepsisë?

  • 03 March 2018 - 19:49
Si të kurojmë shpejt dhimbjet e dispepsisë?

Dispepsi, ndryshe njihet si dyspepsia funksionale është një problem që sulmon stomakun gjatë ose pas ngrënies; kjo gjendje shkakton një ndjesi djegieje, dhimbjeje dhe ngrohtësie në pjesën e  poshtme midis gjoksit dhe kërthizës. Në përgjithësi, një ndjenjë e ngopjes që mund të jetë e sikletshme mund të ndodhë menjëherë pasi filloni të hani ose pasi keni ngrënë.

Çfarë shkakton dispepsi?

Konsumi i tepërt i alkoolit

Ushqimi me shumë yndyrna

Hani shumë

Hani shumë shpejt

Nervozizmi dhe stresi

Kafeina e tepërt

Duhani

Si rezultat, ndjesia në rritje e djegies bën të pamundur funksionimin normal të sistemit.  Megjithatë ka mjaft mënyra për të shëruar shpejt dispepsin.

Kamomili

Kjo pije përmban vlera të shumta duke filluar nga përmirësimi i tretjes, lehtëson të përzierat, dhimbjet e stomaku dhe bezdi të ndryshme që ndodhin në këtë zonë. Ajo ka një efekt mjaft të shpejtë; thjesht shtoni një bustin kamomil në një gotë me ujë të nxehtë, prisni 5 minuta dhe piheni ngadalë.

Çaj bimor kanelle

Ideali për të lehtësuar dhimbjet dhe shqetësimet kur jeni të tejngopur. Ju duhet të pini vetëm një filxhan të këtij çaji sapo të ndjeni simptomat e dispepsis dhe do të ndiheni më mirë.

Koriandër

Vlerat e saj është një aleat i shkëlqyer për të lehtësuar dispepsi. Vloni një lugë koriandër për 10 minuta dhe pini çajin e përftuar.

Image

 

(Kosova Sot)