Bimët dhe erëzat më të shëndetshme në planet

  • 04 March 2018 - 08:48
Bimët dhe erëzat më të shëndetshme në planet

Njësi për njësi,bimët dhe erëzat kanë më shumë antioksidues se secili ushqim i grupeve të tjera.Kjo do të thotë se mund të ndihmojnë në parandalimin e mutacioneve në ADN-në tuaj,që mund të shkaktojë kancerin dhe sëmundjet e tjera.Ja disa nga erëzat që duhet sa më shpesh t'i kemi në tryezën tonë

SHAFRANI

 Çfarë nëse dikush e shpik një pilulë që mbron prej sëmundjeve më të rënda në planet? Përbërësit për një pilulë janë këtu, në kuzhinën tuaj, bëhet fjalë për shafranin. Për më shumë se 50 studime kanë testuar kurkuminën, pigmentin në shafran, kundër sëmundjeve të ndryshme. Është vërtetuar se kjo erëz luan rol kyç në parandalimin ose trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, sëmundjeve të trurit dhe llojet e ndryshme të kancerit. Kurkumina po ashtu është treguar si ndihmë në shërimin pas operacioneve dhe me efikasitet trajton artritin reumatoid.

Image

 

KORIANDRI

Studimet e bëra kanë treguar pacientët, të cilët për dy muaj rresht kanë konsumuar së paku njëzet dregëza koriandër, kishin arritur të reduktojnë nivelin e inflamacioneve te artriti. E njëjta sasi e koriandrit po ashtu përgjysmë kishte pakësuar acidin urik, duke sugjeruar se konsumimi i koriandrit mund të jetë i dobishëm te njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve. 

Image

 

SPECAT DJEGËS
 

Çfarë ndodh nëse shtypni kapsiacinën, pjesën që djeg te specat djegës, brenda vrimës së hundës? Gjatë studimit, studentët kanë konstatuar se ju shtyn të teshtini dhe keni djegie. Me vazhdimin e ditëve, djegia ishte pakësuar, ndërsa që hundët nuk rrjedhin. Ekziston një lloj i dhimbjeve të kokës që quhet 'grumbullimi i dhimbjeve të kokës', që përshkruhet si një nga dhimbjet më të këqija që njeriu mund t'i përshkruajë. Studiuesit kishin vendosur eksperimentin e përditshëm me këta njerëz, duke përdorur kapsiacinë. Brenda pesë ditësh ata ishin shëruar. Edhe njerëzit që kishin probleme me tretjen, kishin dhimbje në stomak dhe kishin fryrje, ishin shëruar brenda muajin pasi për çdo ditë kishin marrë gjysmë lugë të specave djegës, në formën pluhur. 

Image

 

XHENXHEFILI

Shkencëtarët kanë përfunduar studimin ku kanë matur se si xhenxhefili trajton migrenën dhe dhimbje e kokës në krahasim me "sumatriptan", një nga ilaçet më të shitura në botë. Mrekullia kishte ndodhur, ishte vërtetuar se një e teta e lugës me xhenxhefil pluhur kishte vepruar po aq shpejt sa edhe ky ilaç. Xhenxhefili po ashtu ndihmon edhe te çrregullimet menstruale, që prek rreth 90 për qind të femrave të reja. Vetëm një e teta e lugës me xhenxhefil, tri herë në ditë, nga 1 deri në 10, në shkallën e dhimbjeve, arrin deri te shifra 8 e shërimit. Nëse një javë para ciklit menstrual përdorni xhenxhefil, do t'i vëreni ndryshimet pozitive në disponimin para ciklit. 

Image

 

ORIGANO 

Origano është një bimë aq e pasur me antioksidues saqë ekspertët kanë vendosur ta përdorin nëse ajo mund ta reduktojë dëmtimin e ADN-së, gjatë rrezatimit. Për testet e tyre, ata kishin përdorur jodin radioaktiv, që pacientët i lë aq me radioaktivitet, saqë atyre edhe u sugjerohet që të mos e puthin askënd. Për befasinë e tyre, ata kishin hasur në dëmtime të kromozomeve, që mund të shkaktojë kancer që ishin reduktuar për 70 për qind tek ata pacientë që kishin konsumuar origano. 

Image

 

MARJORAMI

Gjatë studimeve të bëra në laborator, ishte vërtetuar se marjorami (lat. origanum majorana) kishte parandaluar në masë të madhe shpërndarjen e qelizave të kancerit të gjirit. Për një tjetër studim shkencor, femrat me sindromën "polycystic ovary" ishin udhëzuar q të konsumojnë dy gota me çajin nga kjo bimë, në stomak të thatë për çdo ditë, për një muaj rresht. Në fund të këtij studimi, ekspertët dhe shkencëtarët kishin potencuar se efektet shëruese të çajit nga kjo bimë ishin vërejtur në nivelin e hormoneve të fermave.

Image

 

(Kosova Sot)