Shëroni gjëndrat tiroide, aneminë, me lëngun që ngjason me kafenë

  • 04 March 2018 - 11:53
Shëroni gjëndrat tiroide, aneminë, me lëngun që ngjason me kafenë

A e keni ditur se ekziston një lëng me frytin e ahut apo lisit që ngjason me kafenë, i cili mundet të shërojë problemet me gjëndrat tiroide? Më e mira nga e gjithë kjo, përgatitet lehtë, e shija është shumë e ngjashme me pijen e preferuar të mëngjesit, sa kjo pije quhet kafe me ah. Për fillim, duhet përgatitur pak sasi të frytit të bluar të ahut dhe përditë të zieni nga një lugë. Personave anemikë u sugjerohet ta bëjnë dy herë në ditë dhe pas shtatë ditësh do të ndjeni përmirësim kur në pyetje janë gjëndrat tiroide,transmeton gazeta Kosova Sot.

SI TA PËRGATISNI FRYTIN E AHUT? 

Frutat së pari i piqni, i qëroni e më pas i bluani. Kur ta përgatisni, vloni ujin, hidhni një lugë të frytit të bluar dhe e vloni edhe për dhjetë minuta. Procedojeni lëngun dhe jeni të gatshëm për shërim natyral të gjëndrave tiroide. Në lëng mund të shtoni pak sheqer ose qumësht, por më së miri do të ishte ta konsumoni pa shtuar. Kjo pije e përmirëson pasqyrën e gjakut, shëron aneminë, por edhe pakëson dhimbjet në nyja dhe eshtra, sidomos te femrat më të moshuara se 40 vjeçe.  

(Kosova Sot)