Grejpfruti, i shkëlqyeshëm për shëndetin

  • 04 March 2018 - 11:54
Grejpfruti, i shkëlqyeshëm për shëndetin

Pema e shëndetshme tropikale me shije të hidhur ka veti të shumta shëruese për shëndetin e njeriut - grejpfruti është përplot me vitaminë C, ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe te sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin. Grejpfruti përmban antioksidues, që ndihmojnë te përtëritja e lëkurës së dëmtuar dhe në luftën kundër rrudhave. Po ashtu përmban edhe spermidinë, për të cilën shumë studime mendojnë se ngadalëson procesin e plakjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nëse trashjen e lëkurës në shputa apo në duar e mbuloni me lëvoren e grejpfrutit së paku për dhjetë minuta, lëkura do të zbutet dhe do të jetë më e bukur. Nëse dëshironi që të përmirësoni gjendjen e lëkurës tuaj, një herë në javë përgatisni një maskë me një lugë mjaltë, bollgur dhe lëngun e gjysmë grejpfrutit. Përbërësit kimikë të pemës zvogëlojnë nivelin e insulinës në gjak, e përshpejtojnë metabolizmin dhe nxitin humbjen në peshë. Ekspertët e ushqimit sugjerojnë që të gjithë ata që duan të humbin në peshë, duhet të konsumojnë një lëng nga kjo pemë, pasi lëngu nga gresjpfruti e tkurr oreksin.

(Kosova Sot)