Ilaçi popullor kundër plakjes së lëkurës, e shëron edhe lukthin

  • 04 March 2018 - 16:38
Ilaçi popullor kundër plakjes së lëkurës, e shëron edhe lukthin

Kumisi rigjallëron mikroflorën e lukthit, prandaj ua sugjerojmë, sepse e rigjallëron pothuajse secilin organ. Lëngu ka shije të butë të gazuar, ndihet edhe shija e qumështit. Shkëlqyeshëm shuan etjen, që shumica ia përshkruajnë përbërësit të fshehtë, qumështit të pelës. Në krahasim me atë të lopës, qumështi i pelës ka më pak yndyrë, e minerale, proteina dhe vitaminë C përmban disa herë më shumë. Pos sasisë së madhe me vitaminë C, duhet thënë se përmbajtja e vitaminave A dhe D ndryshon gjatë vitit. Gjatë verës më shumë ka vitaminë A, e më pak D, gjatë dimrit është e kundërta. Kumisi fitohet me fermentimin e qumështit të pelës me ndihmën e baktereve. Me sintezën e vitaminave C dhe B fitohet alkooli, që në kumisin mesatar ka rreth 0,2 deri 2,5 për qind. Ndryshe e quajnë edhe lëngu magjik, i cili ngadalëson procesin e plakjes dhe theksohet për faktin se më shumë e konsumojnë femrat se sa meshkujt.

RECETA:

Në një gotë ujë të vluar tretni 2 lugë mjaltë. I përzieni mirë dhe i derdhni në një kavanoz të madh. Shtoni 2 lugë zefir dhe 1 litër qumësht të pelës. Përzieni, e mbuloni dhe dy shtresa dhe e vendosni në vend të ngrohtë që të qëndrojë tri ditë. Më pas shtoni 1 lug tharëm të bukës të thatë, përzieni dhe përsëri e mbuloni. Porsa të vëreni se në kavanoz janë shfaqur "flutura", kumisi është gati. Kavanozin e vendosnin në frigorifer dhe e pini nga 50 ml, gjysmë orë para gjellës, tri herë në ditë, për dy javë rresht. 

(Kosova Sot)