AGJËRIMI I PËRHERSHËM, PËR HUMBJE NË PESHË DHE SHËNDET TË MIRË

  • 05 March 2018 - 08:25
AGJËRIMI I PËRHERSHËM, PËR HUMBJE NË PESHË DHE SHËNDET TË MIRË

Disa mënyra për të humbur në peshë nuk janë të rrezikshme për trupin tuaj, por kontribuojnë shumë për shëndetin tuaj. Agjërimi i përhershëm është një prej tyre. Është diçka e thjeshtë për ta bërë, por çelësi është te disiplina. Fjala "agjërim" nuk duhet t'ju frikësojë. Agjërimi i përhershëm do të thotë organizim i shujtave në mënyrë që sistemi tretës të ketë më shumë mundësi për të pushuar. Po ashtu, organet në organizmin tuaj do të punojnë më mirë, si gjumi dhe humbja në peshë.

AGJËRIMI I PËRHERSHËM NUK ËSHTË DIETË

jo praktikë nuk ka asgjë të bëjë me atë që mendoni ju për agjërimin. Nuk do të vuani urie as nuk duhet t'i numëroni kaloritë. Vetëm se e ndryshoni mënyrën e konsumimit të ushqimit në një mënyrë më të shëndetshme dhe më të mençur. Kështu do të keni një peshë më të shëndetshme pa u dhënë pas ushqimit. Agjërimi i vazhdueshëm konsiston në zgjatjen e orëve të agjërimit që natyrisht e bëni gjatë natës midis darkës dhe kafjallit në mënyrë që trupin tuaj t'i siguroni një mundësi natyrale për t'u rigjallëruar dhe për të humbur në peshë. Kjo do të thotë hani darkë më herët dhe kafjall shumë më vonë se normalisht.

CILA ËSHTË AGJENDA?

Për fillestarët:

Disa nutricistë sugjerojnë anashkalimin e kafjallit ose darkës. Ky është opsion valid, për aq kohë sa nuk ndiheni të uritur. Nëse jeni fillestar, filloni kështu:

Kafjalli: ora 9:00

Dreka: ora 14:00

Darka: para orës 21:00

Për ata që tashmë kanë bërë një agjërim prej 12 orësh pa pasur ndonjë problem, kjo është për ju: Kafjalli: ora 11:00 Dreka: ora 15:00 Darka: para orës 19:00.

Ushqimet e rekomanduara: Vezë; Arra; Fara; Avokado; Tërshërë; Kuinoa. Ushqimet që nuk rekomandohet: Ushqimet nga mielli i rafinuar; Sheqeri i bardhë; Akullore dhe desertë me prodhime qumështi; Ushqim i skuqur; Mishi i përpunuar; Ushqimi i para-zier; Lëngjet në shishe; Ushqimi i shpejtë.

(Kosova Sot)