Si mos t’ju vjen ‘era’ hudhër?

  • 05 March 2018 - 11:45
Si mos t’ju vjen ‘era’ hudhër?

Shumë e pëlqejnë hudhrën, por e shmangun shkaku i aromës. E dini edhe ju që as pastrimi i dhëmbëve nuk ia largon aromën, por ekzistojnë ushqime që e “vrasin” aromën,transmeton gazeta Kosova Sot. Ushqimet më efikase në largimin e aromës së hudhrës nga goja janë mollët, menta dhe sallata e gjelbër. Deri një përfundim si ky ekspertët kishin kërkuar nga 25 vullnetarë që të përtypin për 25 sekonda thelpinj të hudhrës. Pas kësaj kohe, hulumtuesit kanë analizuar fuqinë e aromës së hudhrës dhe kishin ardhur në përfundim se zgjedhja më e mire ishte menta, mollët dhe sallata e gjelbër.

(Kosova Sot)