Çfarë ndodh në trup kur ta pini ujin me kurkumë - Shëndetësia - Kosova Sot
Çfarë ndodh në trup kur ta pini ujin me kurkumë

Çfarë ndodh në trup kur ta pini ujin me kurkumë

Kurkuma është një nga erëzat më popullore dhe më të shëndetshme në botë. Mjalti është një nga ëmbëltuesit më të vjetër në botë, e uji me limon është lëngu më i shëndetshëm që përmirëson shëndetin,transmeton gazeta Kosova Sot. Nuk ka kurrfarë dyshimi se këta përbërës janë të shëndetshëm, e kombinimi i tyre përbën lëng të fuqishëm për shëndetin. Pini një gotë të këtij lëngut në çdo mëngjes, vetitë e tij ua sjellim më poshtë.

Me këtë lëng do të parandaloni kancerin sepse kurkuma posedon përbërës kundër kancerit. Kurkumina është vërtetuar se vret qelizat e kancerit dhe parandalon rritjen e tyre. 

 Ndihmon tretjen

Kurkuma përmirëson krijimin e vrerit dhe kështu i ndihmon tretjes. Nëse keni pengesa në tretje, si urth, gazra apo fryrje, uji me kurkumë lehtëson simptomat. 

 Zbut artritin

Kurkuma është ilaç për zbutjen e dhimbjeve në nyja dhe artrit dhe ka efekt kundër inflamacioneve.

 Ul nivelin e kolesterolit

Niveli i lartë i kolesterolit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si sulmin në tru, sulmin në zemër dhe arterosklerozën.

 Detokson mëlçinë

Konsumimi i mjaftueshëm i kurkumës përmirëson funksionimin e mëlçisë në disa mënyra: nxit prodhimin e enzimave që largojnë substancat e dëmshme nga gjaku, ndihmon kundër verdhëzës dhe hepatitit. 

(Kosova Sot)

8 orë e 11 minuta më parë
22/06/18