“Mjaltë të artë” në vend të antibiotikëve

  • 05 March 2018 - 13:27
“Mjaltë të artë” në vend të antibiotikëve

Ja se si përgatitet një antibiotik në shtëpi, i quajtur edhe “mjaltë i artë”.

Mjaltë i artë (Shafran i Indisë dhe mjaltë)

Receta për të përgatitur shafranin e Indisë me mjaltë është shumë e thjeshtë dhe ju mundëson që të keni gjithmonë në dispozicion një antibiotik të fuqishëm 100% natyral. Është një antibiotik shumë i fuqishëm, i shkëlqyer ndaj sëmundjeve sezonale.

Përgatitja

Hapat për të përgatitur shafranin e Indisë me mjaltë janë shumë të thjeshtë: vetëm përzieni në një kavanoz qelqi 100 gram mjaltë organik dhe 10 gram pluhur shafran i Indisë, derisa përzierja të jetë njëtrajtësuar. Pas kësaj lëreni të pushojë për disa orë në një vend të freskët.

Si ta përdorni “mjaltin e artë”

Pasi keni përgatitur shafranin e Indisë me mjaltë , ju do të pyesni se si ta përdorni atë. Nëse dëshironi ta përdorni atë si një ilaç parandalues,  merrni një lugë çaji një herë në ditë . Nëse në vend të kësaj keni nevojë për të përfituar menjëherë nga fuqia e tij antibiotike, është e këshillueshme që të ndiqni doza shumë të sakta.

Doza ditore

Ditën e parë, merrni një lugë çaji çdo orë, ditën e dytë çdo dy orë dhe ditën e tretë çdo tre orë. Si një shtesë e natyrshme dhe rigjenerimi, mund të merrni një lugë çaji tri herë në ditë, pas ngrënies kryesore. Në doza të vogla, shafrani me mjaltë mund t’u jepen edhe fëmijëve mbi moshën 3 vjeçare.

(Kosova Sot)