Me cilën shujtë të filloni ditën, recetat dhe lista e ushqimeve

  • 05 March 2018 - 15:55
Me cilën shujtë të filloni ditën, recetat dhe lista e ushqimeve

Kafjalli nuk guxon të anashkalohet. Kjo shujtë jep energji për aktivitetet e ditës, parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit në orë të vona, që zakonisht ndodh nëse ditën nuk e filloni me ushqimet e duhura.

KIFLE, JOGURT, SALLATË

Propozimi i parë është kifle integrale, sallata dhe një prodhim i qumështit, ose kos. Përse një kafjall si ky është i mirë për organizmin? Pjekurinat integrale nga kokrra e grurit janë të pasura me fibra, vitamina, minerale, përmban jod dhe acid folik. Nga ana tjetër, këto prodhime lehtësojnë tretjen, sepse janë të pasura me fibra.

VEZË TË ZIERA, SALLATË DHE KIFLE INTEGRALE

Vezët janë burim i shkëlqyeshëm sepse kanë pak kalori, e krahas kësaj janë burim i pasur për proteina, vitamina D, B12 dhe selen.

PJEKURINA INTEGRALE ME XHEM

Është mirë që në mëngjes të hani një pjesë të bukës integrale të lyer me xhem, por vetëm me xhem nga pemët dhe pa pasur sheqer shtesë. Pemët japin energjinë e nevojshme. Po ashtu, mund të pini dhe një gotë qumësht bimor.  

(Kosova Sot)