Mungesa e hekurit në gjak, simptomat që nuk duhet t'i lini për asgjë - Shëndetësia - Kosova Sot
Mungesa e hekurit në gjak, simptomat që nuk duhet t

Mungesa e hekurit në gjak, simptomat që nuk duhet t'i lini për asgjë

Nga të gjitha mineralet, njerëzve më së shumti u mungon hekuri, por simptomat janë të tilla saqë nuk vërehen ose u kushtohet pak vëmendje. Është mirë se ky problem lehtë zgjidhet. Mungesa e hekurit shkakton pagjakësi, trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë që është një nga proteinat më të rëndësishme në trup, derisa është drejtpërdrejt përgjegjës për transmetimin e oksigjenit në qelizat e gjakut. Nëse ballafaqoheni me simptomat më poshtë, kontrolloni pasqyrën e gjakut: Ngjyrë e zbehtë e lëkurës, Marramendje, Pagjumësi, Plogështi, Lodhje, Humbje e oreksit, Të rrahura të zemrës. Asnjë nga këto simptoma mos i lini në asgjë. Po ashtu, anemia mund të jetë shkas i mosfunksionimit seksual, dhimbjeve të kokës, nervozizmit, harresës, mungesës së përqendrimit dhe aktivitetit jo të mirë në punë. Sasia ditore e preferuar me hekur është 10 deri 15 mg, prandaj duhet ditur se disa nga ushqimet janë të pasura me hekur, si: panxhari, mishi i kuq dhe vera nga mjedrat. 

(Kosova Sot)

20 orë e 29 minuta më parë
22/09/18