Dieta me patate

  • 07 March 2018 - 08:25
Dieta me patate

Dieta me patate do t'ju mundësojë që të hiqni qafe kilogramët shtesë, por edhe ta pastroni organizmin prej helmeve. Zgjat krejt tri ditë, megjithëse ekzistojnë variante prej 5, 7 dhe 14 ditëve. Kjo dietë është e lirë dhe pos patateve, konsumohet edhe jogurti pa yndyrë. Shumica mendojnë se patatja në fakt trashë dhe se me konsumimin e këtij ushqimit do të shtojmë në peshë. Mirëpo, patatet në 100 gr përmbajnë vetëm 76 kalori, që është më pak se një gotë me lëng portokalli. Vetvetiu patatja është dietale, rregullon tretjen dhe na ngop. Gabimi bazë është në përgatitjen e patates. Nëse përgatitni patate të skuqura, atëherë e thithin vajin dhe mbushen me kalori. Po ashtu, përgatitjet me margarinë apo gjalpë krijojnë një armik për linjën trupore nga ky ushqim.

DIETA TREDITORE ME PATATE

Dieta treditore me patate është shumë strikte, prandaj edhe nuk preferohet ta aplikoni më gjatë se tri ditë. Pataten e zier nuk guxoni ta zëvendësoni me atë të përzhitur, sepse në atë rast nuk do të jetë efikase. Natyrisht, duhet të jeni të shëndetshëm dhe që idenë për një dietë si kjo ta bisedoni me mjekun tuaj.

DITA E PARË:

Kafjalli: Hani patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt pa yndyrë.

Dreka: 2 vezë të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt pa yndyrë.

Darka: 2 gota jogurt pa yndyrë.

DITA E DYTË:

Kafjalli: 1 gotë jogurt pa yndyrë.

Dreka: 2 patate të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt pa yndyrë.

Darka: një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt pa yndyrë.

DITA E TRETË:

Kafjalli: 1 pate të zier pa kripë.

Dreka: 1 patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt pa yndyrë.

Darka: 1 gotë jogurt pa yndyrë.

Gjatë dietës treditore mund të humbni midis 3 dhe 4 kilogramë. Është me rëndësi që kur ta ndaloni këtë dietë mos t'i ktheheni përnjëherë regjimit të vjetër të ushqimit. Shujtat i rritni gradualisht.  

(Kosova Sot)