Me këto ilaçe natyrale, gripi as që ju afrohet

  • 07 March 2018 - 14:06
Me këto ilaçe natyrale, gripi as që ju afrohet

Këto janë ilaçet natyrale, të cilat, nëse i merrni me kohë dhe si preventivë, mund të ndalojnë arritjen e gripit dhe ftohjes, transmeton gazeta Kosova Sot. 

"ECHINACEA"

"Echinacea" me dekada rresht nëpër qarqet e ekspertëve njihet për nga mundësitë e saj për forcimin e sistemit imun. Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerohet marrja e bimës te shenjat e para të sëmundjes, te infeksionet akute të organeve të frymëmarrjes, përfshirë gripin, ftohjen, bronkitisin, sinuset, inflamacionet në vesh dhe alergjitë nga bari.

HUDHRA

Hudhra përmban substancën e quajtur alibinë, që ka përbërës të fortë kundër mikrobeve. Kur të ftoheni, më së miri do të ishte të hani sallatë me lakër turshi (mos e zieni) në të cilën ka sasi të madhe me vitamina C dhe shtoni hudhër të freskët dhe piper. Hudhra në masë të madhe e forcon organizmin nëse e merrni për ditë ndikon si masë parandaluese. 

XHINSENGU

Para së gjithash vepron si adaptogjen (pakëson ndikimin stresit në organizëm), është preparat i hatashëm për forcimin e imunitetit te personat e lodhur dhe të moshuar. Kjo ul nivelin e sheqerit në gjak. Është vërtetuar se edhe përmirëson funksionet kognitive. Ndikon mirë edhe në qarkullimin e gjakut. 

PROPOLISI

Propolisi është prodhim shërues i bletëve. Shkaku i përbërjes, propolisi ndikon kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave. E veçanta e tij është se bakteret nuk mund të shkaktojnë rezistencë ndaj tij dhe nuk shkakton efekte të dëmshme anësore, që kjo nuk ndodh tek antibiotikët sintetikë. 

QIMNONI I ZI

Qimnoni i zi, me sukses përdoret tash e mijëra vjet për shërimin e shumë sëmundjeve, përfshirë dhe gripin. Për këtë bimë ka folur edhe i dërguari i Zotit, profeti Muhamed, i cili kishte thënë: "Qimnoni i zi shëron të gjitha, pos vdekjes". Qimnoni i zi mund të përdoret si preventivë për grim dhe shërimin e tij. Ndihmon edhe te kolla, e forcon imunitetin. 

XHENXHEFILI

Xhenxhefili me mijëra vitet përdoret si erëz dhe ushqim, por edhe për zbukurim. Mjekësia popullore e cilëson ilaçin më tumirë kundër gripit dhe ftohjes. Rrënja e tharë përdoret për dhimbjet në lukth, diarrenë, shërimin e sëmundjeve reumatike. Mund të përdoret edhe në formë të kompresës te inflamacionet dhe të ënjturat, ngërçet në këmbë dhe te artriti. 

(Kosova Sot)