Lëngu që pastron mushkëritë

  • 07 March 2018 - 14:08
Lëngu që pastron mushkëritë

 

Gjithsecili që është duhanxhi e di se kolla nga duhani dhe problemet me bronkitisin i prek shpesh shkaku i shprehisë së tyre të dëmshme. E, çfarë mundet t'ju ndihmojë këtu, përpos lënies së duhanit? Me sa duket, ekziston dhe një recetë që mundet t'jua lehtësojë simptomat e kollës, derisa ju të vendoni përfundimisht të lini duhanin. Derisa nuk ia dilni ta lini duhanin, provojeni këtë recetë. Ata që e kanë provuar, theksojnë se vërtet vepron. Përbërësit e nevojshëm: xhenxhefil, hudhër dhe qepë - kanë përbërës të fortë kundër kancerit dhe kundër infeksioneve respiratore, kurkuma - është përplot me vitamina, minerale dhe aminoacide omega-3. Receta: 400 gr qepë dhe 1 thelb të hudhrës, 1 litër ujë, 400 gr sheqer, 2 lugë kurkumë, 1 pjesë xhenxhefil,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRGATITJA: 

Sheqerin e tretni në ujë dhe e ngrohni. Shtoni qepën e copëtuar dhe xhenxhefilin. Kur uji të vlojë, shtoni kurkumën, pakësoni zjarrin dhe e lini të vlojë edhe pak. Kur masa të vlojë, lëngun e derdhni në kavanoz prej qelqit. Le të ftohet në temperaturë të dhomës, e më pas e dërgoni në frigorifer. Merrni nga dy lugë të vogla në mëngjes, në lukth të zbrazët dhe dy orë pas darkës.  

(Kosova Sot)