Lyeni vendin ku keni dhimbje dhe parandaloni të mavijosurat

  • 07 March 2018 - 17:25
Lyeni vendin ku keni dhimbje dhe parandaloni të mavijosurat

Kur të jeni goditur, qoftë ju apo fëmijët, menjëherë duhet të lyheni me gjalpë ose margarinë dhe nuk do të keni të mavijosura. Ta lyeni këtë menjëherë pas goditjes, për të parandaluar të mavijosurat.

PËRSE NDIKON GJALPI?

Trupi është përplot me enë të gjakut dhe kur të jetë goditur, indi i goditur irritohet dhe në indin rrethues lirohet histamina. Histamina thyen muret e enëve të gjakut dhe prej tyre fillon të rrjedhë gjaku në indin përreth. Pasojë e kësaj gjakrrjedhje është ënjtja e indit duke filluar të marrë nuanca me ngjyrë të kuqe në vjollcë. Kështu shfaqen të mavijosurat. Gjalpi është përplot me fosfolipide (substanca që ndërtojnë membranat e qelizave), e me lyerjen me gjalpë në vendin e goditur ajo hapësirë i thithë dhe përtërinë muret e enëve të gjakut, në këtë mënyrë duke parandaluar gjakrrjedhjen e mëtutjeshme. Mund të përdorni dhe margarinë, sepse edhe margarina është e pasur me fosfolipide, por gjalpi është më i shëndetshëm. Mund të përdorni dhe gjalpin "shea". Pos me fosfolipide, gjalpi është i pasur edhe me vitamina E, A e F, si dhe aminoacide.

(Kosova Sot)