Limonada e zezë: Lëngu që jua pastron organizmin dhe kthen energjinë - Shëndetësia - Kosova Sot
Limonada e zezë: Lëngu që jua pastron organizmin dhe kthen energjinë

Limonada e zezë: Lëngu që jua pastron organizmin dhe kthen energjinë

Nëse ditëve të fundit keni hulumtuar internetin, atëherë me siguri se keni hasur së paku në një tekst ku zbulohen vetitë shëruese të limonadës së zezë, e cila i zgjidh problemet tuaja me mungesën e energjisë. Detoksikimi është po ashtu një fjalë që përmendet shumë, e nënkupton procesin e heqjes qafe të helmeve nga organizmi. Helmet në organizëm kanë ndikim ngjashëm sikurse pluhuri apo papastërtia në shtëpinë tuaj. E bllokojnë qarkullimin e energjisë dhe ngarkojnë trupin. Sikurse që është e rëndë- sishme që me rregull ta pastroni shtëpinë në të cilën jetoni, ngjashëm është edhe me organizmin tuaj. Me siguri se keni dëgjuar për disa tretmane ekstreme të detoksikimit që kërkojnë vuajtje urie, laksativë e çfarë jo tjetër. Për fat të mirë, kemi hasur në limonadën e zezë, me përbërës kryesorë limonin dhe qymyrgurin aktiv, të cilin mund ta blini në formën e kapsulave,transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË SHËRUESE TË LIMONIT

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminën C dhe shumë minerale, prandaj edhe konsiderohet një nga pemët më të shëndetshme në botë dhe ekspertët sugjerojnë që ditën ta filloni me një gotë ujë ku keni shtrydhur limon, sepse kjo është mënyra për të hedhur jashtë helmet prej organizmit. Edhe pse ka shije të thartë, limoni në kombinim me ujin bëhet alkalin. E dihet mirë se sa më alkalin të jetë organizmi, aq më pak preket nga sëmundjet. 

VETITË SHËRUESE TË QYMYRGURIT AKTIV

Qymyrguri aktiv viteve të fundit është kryesori midis adhuruesve të ushqimit të shëndetshëm, është në majë para farave çia dhe vajit të kokosit dhe kokrrave akai. Me të madhe përdoret në industrinë ushqimore, por edhe në kozmetikë. Me shumë grimca të vetat, ky përbërës lidhet për jonet pozitive në helmet dhe në mënyrë bukvale i nxjerr jashtë nga organizmi. Pikërisht nga ky fakt, kombinimi i qymyrgurit aktiv dhe limonit është i përsosur për detoksikimin e organizmit.

PËRGATITJA E LIMONADËS SË ZEZË

- PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: 4 decilitra ujë të filtruar; 1 limon; 1-2 lugë mjaltë; 1-2 kapsula me qymyrguri aktiv; 1 lugë kripë të Himalajeve, ngjyrë rozë. Përgatitja: Përziejeni ujin, limonin, mjaltin dhe kripën dhe i vendosni në frigorifer që të ftohen. Para se ta pini limonadën, hidhni një kapsulë qymyrguri aktiv. Vetëm pas disa gllënjkave të limonadës së zezë do ta ndjeni se sa shumë energji keni fituar dhe sa të lehtë do ta keni të ballafaqoheni me stresin.  

(Kosova Sot)

21 minuta më parë
23/06/18