Kjo pije me kombinim të përsosur me orë të tëra ju mban të ngopur

  • 08 March 2018 - 17:32
Kjo pije me kombinim të përsosur me orë të tëra ju mban të ngopur

Ky "smoothie" është çudia prej proteinave dhe substancave më të shëndetshme që në mënyrë ultimative e përshpejtojnë metabolizmin dhe për kohë të gjatë ju mbajnë ngopur. Ju sjellim recetën me të cilën bindeni se lëngjet janë shumë të shëndetshme. Receta përmban kombinimin e përsosur për të cilat është dëshmuar se shkrin dhjamin, posedon shumë proteina që me orë të tëra ju mbajnë të ngopur dhe të fortë derisa përmban edhe elemente shtesë si zink, që e përshpejton metabolizmin dhe ju tkurrë oreksin. Kur gjithçka konsumohet, me këtë recetë nuk do të gaboni. Jogurti, bademi, brokoli dhe fasulja ofrojnë sasinë e mjaftueshme me proteina, fibra, vitamina C. Përbërësit: 170 gr jogurt grek; 8 bademe; 1/4 e gotës brokoli të copëtuar; 1 gotë dredhëza të ngrira; 1/4 e gotës fasule; 3/4 e gotës çaj të gjelbër të ftohtë; 1 lugë fara të lirit; 1/4 e lugës kanellë. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni në një masë unike. E derdhni në gotë. E erëzoni me kanellë në majë dhe e shijoni.

(Kosova Sot)