Recetat kundër kollës së fortë

  • 08 March 2018 - 17:37
Recetat kundër kollës së fortë

Shëroni kollën e fortë pa shkuar te mjeku dhe pa antibiotikë. Ju sjellim recetat kundër kollës së fortë.

QEPË DHE MJALTË

Përzieni 400 gr sheqer, 50 gr mjaltë dhe gjysmë kilogrami qepë të copëtuara imët. I zieni në zjarr të lehtë për tre orë. Kur të jetë ftohur i derdhni në një kavanoz prej qelqit dhe pini nga një lugë pesë herë në ditë.

ÇAJI NGA TËRFILI

Një lugë tërfil të kuq e përzieni me 200 mililitra ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për pesë minuta. E pini derisa është i ngrohtë në gllënjka të vogla.

ELIKSIRI NGA RREPA

Preni në copë të vogla shtatë rrënja të vogla. Hidhni sheqer dhe e lini të qëndrojë për gjashtë orë, më së miri gjatë natës. Merrni nga një lugë çdo orë.

SHURUPI NGA QUMËSHTI

Në një gotë qumësht përzieni një të kuqtë e vezës, gjysmë lugë sodë të bukës dhe një lugë gjalpë. Ky shurup është i mirë kundër bronkitisit. 

(Kosova Sot)