Hiqni dhimbjet me recetën me livandë, vaj ulliri dhe kristale kamfori

  • 09 March 2018 - 12:09
Hiqni dhimbjet me recetën me livandë, vaj ulliri dhe kristale kamfori

tudimet kanë dëshmuar se vaji i ullirit ndikon si ibuprofen natyral. Prandaj, vaji i ullirit gjithnjë e më shumë u shtohet kremrave kundër dhimbjeve te sëmundjet inflamatore të nyjave dhe eshtrave. Në aromaterapi livanda përdoret për qetësim, relaksim dhe heqjen e tensionimeve. Vaji eterik zbut migrenën dhe dhimbjet e kokës, nëse me të lyeni kapakët e syve, qafën, ballin ose lëkurën pas veshëve. Kamfori është substancë kristale, që merret nga lisi kamfor.

Lehtëson dhimbjen, përshpejton qarkullimin e gjakut Receta Përbërësit: 20 gjethe të livandës së freskët, 2,5 dl vaj ulliri dhe 40 gramë kristale kamfori Përgatitja: Mbusheni kavanozin me gjethe të livandës, derdhni dhe vajin e ullirit sa i mbuloni gjethet, e mbyllni me kapak dhe e lini në diellin e verës për dy muaj. Pas kësaj, vajin e kulloni dhe e hidhni në shishe të errëta, i mbyllni mirë dhe i ruani në vend të errët dhe të ftohtë. Me këtë vaj të fituar lyeni lëkurën në mbrëmje, pas dushit. Në 2,5 dl vaj përzieni 40 gr kristale të kamforit. Më pas i përzieni dhe e kulloni masën. Bëni masazh sipas nevojës.


(Kosova Sot)